Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi u shkarkua zyrtarisht nga detyra në fund të muajit dhjetor të vitit të shkuar pasi iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Heqja e mandatit u pasua me shkarkim nga detyra nga kryeministri Edi Rama. Por sot, rreth dy muaj nga ku vendim, Elvis Rroshi është ende në detyrë, të paktën sipas një dokumenti të publikuar nga zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli. Dokumenti mban vulën e Bashkisë së Kavajës dhe firmën e Elvis Roshi dhe i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe bëhet fjalë për një kërkesë të këtij institucioni për ngritjen e selisë së KZAZ-së, Nr. 42. Kërkesa e KQZ-së është dërguar më 9 shkurt 2017, ndërsa Rroshi i ka kthyer përgjigje Komisionit më 20 shkurt 2017, pra 4 ditë më parë.

Artikulli paraprakBASHA: RAMA MBAN 5 KODOSHË DHE NDAN PASURINË E SHQIPTARËVE
Artikulli tjetërBASHA: DONI LUFTË, LUFTË DO KENI. SHPOJUANI GOMAT, THYENI XHAMAT