Çmimet e naftës u ngjitën mbi 124 dollarë për fuçi të hënën vetëm brenda pak orësh, duke arritur nivelin më të lartë që prej marsit. Kjo rritje vjen pas embargos që BE vendosi ndaj naftës Ruse.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord që të ndalojnë dy të tretat e importeve të naftës ruse, si pjesë e një marrëveshjeje kompromisi për të rritur presionin ndaj Rusisë, duke marrë parasysh efektet ekonomike në disa vende të BE-së që varen më shumë nga furnizimet ruse të naftës.

Embargoja ndërpret naftën ruse të dërguar nga deti, ndërsa përjashton naftën e importuar përmes tubacioneve.

Çmimi i naftës sot në bursë
Bordi i Transparencës për çmimin e naftës në vendin tonë, me datë 27 maj rriti me nga 10 lekë çmimin e naftës dhe të benzinës, duke u shitur përkatësisht me 239 lekë dhe 237 lekë për litër, ndërsa gazi mbeti i pandryshuar.

Artikulli paraprakKAFEJA RRIT JETËGJATËSINË E NJERIUT DHE UL RREZIKUN E PREKJES NGA SËMUNDJET KANCEROGJENE. JA ÇFARË THOTË STUDIMI
Artikulli tjetërINFLACIONI NË GJERMANI ARRIN NË RRETH 8 PËR QIND, SA ISHTE NË VITET ’73-’74