Në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore të qarkut, situata ka qenë e qetë .

• Në H/C Vau Dejës, prurjet 80 m3/s, shkarkimet nga turbinat 550 m3/s, tuneli 500. Në total 1050.

• Në Bashkinë Shkodër, numri i abonentëve që ishin prekur nga mosfurnizimi me energji elektrike tashmë ka rënë në 2324, prej të cilëve 6 fidrat të dëmtuar. Zonat pa energji NJA Bushat-Shkoder pjeserisht, Koman pjeserisht, Fidri 8 SH2, F22, Sh1, F17, Sh2)

• Hidrovoret janë në gjendje pune, (Ças dhe Velipojë)

• Furnizimi me ujë të pijshëm është në kushte normale (problemi që ndodhi për shkak të mungesës së energjisë elektrike, eshte stabilizuar qe në oren 18.00 të dt.01.12.2017. nga strukturat e OSHEE).

• Akset rrugore të pa kalueshme, aksi Qafë-Thore-Theth, 30 cm bore, ka rreshqitje gurësh dhe dherash dhe dalje të përrenjve në rrugë, aksi Shkodër-Shalë, ne Malin e Shoshit, ka 20 cm dëborë i kalueshem me veshtiresi me zingjir, vetem per mjete te larta.

• Në Bashkine M.Madhe, aksi Tamare-Vermosh i kalueshem me zinxhir, ka rreth 20cm debore, ndersa akkset e tjera jane te kalueshme, punohet nga strukturat përkatëse për pastrimin e dherave dhe lehtësimin e situatës. Nuk ka probleme ne furnizimin me energji elektrike.

• Bashkia Vau Dejes, segmenti Muri i Turkut- Cukal e bllokuar, ka rreth 30 cm dëbore, akset e tjera jane të kalueshme. Në fshatrat Temal, Shllak dhe Barbullush nuk ka energji elektrike për rrjellojë nuk furnizohen as me uje të pijshem

• Në Bashkitë F. Arrëz dhe Pukë, Aksi Qafë Mali-Qafa Shllak i kalueshem, ka rreth 10 cm dëbore, po punojnë dy borëpastruese. Segmenti rural Qafë Mugu, Mille në NJA Qelëz është e bllokuar nga dherat dhe guret e rënë nga reshjet e shiut, po punohet.

• Të gjitha segmentet e tjera te bashkive Puke dhe F.Arrez jane të kalueshme, nuk ka probleme me energjine elektrike.

• Ne Nja Iballe të bashkisë F.Arrez, fshati Iballe, janë dëmtuar 8 ura druri që lidhin fshatrat me qenderen e NJA.

• Vazhdon puna nga bashkitë për vlerësimin e dëmeve të ditëve të fundit, po hartojnë miniprojektet në vijim të dëtyrave të lena nga Mbledhja e KECQ në diten e djeshme.

Artikulli paraprakKANADAJA HEQ VIZAT PËR BULLGARINË DHE RUMANINË
Artikulli tjetërHEC-ET NË VALBONË, SHOQËRIA CIVILE PROTESTË PARA KRYEMINISTRISË