Emergjencat civile në Shkodër kanë zhvilluar një mbledhje sa i takon situatës së përmbytjeve. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u ka bërë thirrje bashkive të përdorin fondin e emergjencës.

Drejtuesja politike e partisë Socialiste në qarkun Shkodër, Elisa Spiropali theksoi se duhej që në këtë mbledhje të ishte prezent edhe kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia.

Nga ana tjetër prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni bëri të ditur se deri më tani i janë përgjigjur nevojave të çdo qytetari.

Pjerin Spathari drejtori rajonal i bujqësis Shkodër ka dhënë detaje sa i takon tokave të cilat ndodhen nën prezencen e ujit.

 

Artikulli paraprakI RRËMBEU RRJEDHA E PËRROIT, GJENDEN PAJETË BABË E BIR
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA: TË SHPALLET GJËNDJA E EMERGJENCËS