Situata e motit në disa zona vijon të jetë problamtike për shkak të reshjeve të motit.

Akset kombëtare rrugore janë të kalueshme normalisht, por në disa rrugë rurale ka vështirësi dhe kalimi bëhet me zinxhirë. Po ashtu ka ende disa zona malore që janë të bllokuara. Ndërkohë strukturat e Emergjencave po punojnë për hapjen e disa rrugët drejt fshatrave, që janë ende të bllokuara nga dëbora e rënë ditët e fundit.

QARKU SHKODËR Të bllokuara janë akset Qafë Thore–Theth dhe Kryezi–Iballë (Fushë Arrëz), ku po punohet për hapjen e tyre. Të kalueshme me zinxhirë: Tamarë–Vermosh (Malësi e Madhe), Hadroj–Qafë Benë (Pukë), Fushë Arrëz–Qafë Mali–Fierz (Pukë), Fushë Arrëz–Qafë Shllak (Pukë), Qafë Çelë–Pukë–Fushë Arrëz (Pukë), Bardhet–Kryezi (Fushë Arrëz), Shkodër–Bregu Lumit–Theth, Laç Vau Dejës–Qafë Çelë–Pukë, Iballë–Bardhet (Fushë Arrëz). Pa anergji elektrike janë disa fshatra në Pult. Ndërsa në shkallë Qarku, nuk ka pasur reshje shiu dhe dëbore.