Shefi I emergjencave civile në prefekturën e qarkut Shkodër Pëllumb Dani ka hedhur poshtë njoftimin e Institutit të Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit se Shkodra rrezikon të përmbytet për shkak të reshjeve të shiut të cilat janë parashikuar gjatë javës së ardhshme.

Sipas tij, parashikimi nuk është I gabuar, por alarmi për rrezik nga përmbytjet nuk mund të cilësohet si I vërtetë pasi situata në qarkun verior është akoma në kufinjtë e normales.

Dani tregon se në bazë të informacioneve që vijnë nga terreni çdo 24 orë, situata që paraqitet është ende e menaxhueshme.

Sa i takon fryrjes se liqenit te Shkodres, Dani jep kete pergjigje.Dani shton se me këto ritme të reshjeve të shiut jemi ende larg përmbytjeve.

IGJEUM përmes një njoftimi në “Facebook” bëri të ditur se në harkun kohor të një jave qarku Shkodër rrezikon përmbytjen si shkak I fryrjes së lumenjve Drin – Buna, por ky pretendim është hedhur poshtë nga shëfi I emergjencave civile në Shkodër I cili e cilëson situatën e krijuar nga reshjet si tejet normale dhe ende të menaxhueshme.