KECQ ne mbledhjen e pasdites se te dieles ka analizuar aituaten e permbytjeve ne kete qark dhe paralajmerimin e IGJEUM se ne bazenin Drin- Bune dhe ne Liqenin e Shkodres do te vazhdoje te kete rritje te nivelve te ujit dhe shtim te siperfaqes se permbytur.

Duke iu referuar parashikimeve te IGJEUM, situata do te kete perkeqesim ne datat 20,21 dhe 22 mars 2018.Pritet zgjerim i hartes se permbytjes ne pjesen e Nenshkodres dhe zonat periferike te qytetit te Shkodres ne afersi te liqenit.

Per arsye te shtimit te rrezikut nga permbytja eshte vendosur te mbahet shenja e paralajmerimit nga permbytja per Qarkun e Shkodres.Nisur nga ky paralajmerim ka vendosur të njoftojë të gjithe komunitetin e zonave të NJA të Bashkisë Shkodër dhe Vau Dejës si Guri Zi, Bushat, Berdicë, Ana Malit, Rrethina, Dajc, Velipojë të gjitha fshatrat e këtyre NJA, lagjet Bahcallek, Livade,

si dhe të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitet në këto territore, që të kenë kujdes të shtuar nga shenja e paralajmerimit e IGJEUM.Ne komunikaten zyrtare te komisionit të emergjencave civile të qarkut theksohet se :

KECQ e mbledhur sot me dt.18 Mars 2018 në orën 18.00, analizoi situatën e krijuar në territorin e Bashkisë Shkodër dhe njoftimin e IGJEUM i cili paralajmeron se Sot (e diel, dt.18) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë RRITJE të niveleve të ujit dhe RRITJE TË HARTËS SË PËRMBYTJEVE.

Nesër (e hënë, dt.19) do të vazhdojë RRITJA E PRURJEVE në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin.

Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të vazhdojnë TË RRITEN për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna. Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë RRITJE TË PRURJEVE DHE NIVELEVE përgjatë datave 20, 21 dhe 22 Mars 2018.

Pritet ZGJERIM I HARTËS SË PËRMBYTJEVE në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit.
Për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për Qarkun e Shkodrës.

Përgjatë ditëve në vazhdim parashikohet RRITJE E NDJESHME E PRURJEVE duke rritur rrezikun nga përmbytjet në gjithë pjesët fushore të lumenjve.

Nisur nga ky paralajmerim KECQ vendosi të njoftojë të gjithe komunitetin e zonave të NJA të Bashkisë Shkodër dhe Vau Dejës si Guri Zi, Bushat, Berdicë, Ana Malit, Rrethina, Dajc, Velipojë të gjitha fshatrat e këtyre NJA, lagjet Bahcallek, Livade, si dhe të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitet në këto territore, që të kenë kujdes të shtuar nga shenja e paralajmerimit e IGJEUM.

Ndërkohë nga KECQ në mbledhjen e sotme u janë deleguar detyra të gjitha strukturave ne nivel qendror, bashkie dhe NJA për të rritur nivelet e gadishmerisë në zonat e paralajmeruara nga IGJEUM me prezenzen e strukturave të policisë dhe të gjitha shërbimeve në nivel Qarku, për të përballuar cdo situatë të mundëshme në ndihmë të komunitetit të këtyre zonave.

Anëtaret e KECQ solidarizohen me komunitetin në zonat e përmmbytjes dhe shprehin bindjen, e mirekuptimit të komunitetit për kapërcimin e kesaj situate.

Për cdo shqetësim janë në shërbimin Tuaj Nr e cel 129, 128, 127 si dhe të punonjësve te policise se zobave perkatese.

Artikulli paraprakTRE PERSONA TË ARMATOSUR DHE MASKUAR GRABISIN KAMBISTIN
Artikulli tjetërPROTESTUAN KUNDËR ARRESTIMIT TË FRROKAJT, SHOQËROHEN NË POLICI DISA PERSONA