Emergjencat civile dhe përmbytjet kane qënë në focus të emisionit Tonight në ekranin e Star Plus.

Nën kryetari i Bashkisë Shkodër, Arben Gjuraj, Shefi i Emergjencave Civile në prefekturën e Shkodrës, Pellumb Dani dhe Drejtori i Zonave të Mbrojtura, Agim Dardha kane qënë të ftuarit e radhës të këtij emisioni ku është diskutuar për problematikat e Qarkut të Shkodrës por edhe masat që duhet të mërren për menaxhimin e situatave emergjente.

Shkodra përmballet nga emergjencat qoftë nga permbytjet, por edhe bllokimi i akseve rrugore gjate stinës së dimrit. Zona e thethit, Zona e Vermoshit, por edhe disa akse rrugore ne Puke vijojne te ngelen pikat më problematike sa i takon debores ne territorin e qarkut të Shkodrës