Në pritje të nisjes nga puna të Qendrës Kombëtare të Urgjencës që do të ndryshojë mënyrën se si do të ofrohet ndihma e parë dhe mënyrën e koordinimit të urgjencave, stafi po trajohet në Izmir të Turqisë.

Ky trajnim vjen në kuadër të bashkëpunimit që ka Shqipëria me Turqinë dhe përvojën që ofron shteti turk në këtë sektor. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se trajnimi i 19 punonjësve të parë Shërbimit Mjekësor të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore zgjat dy javë. Në trajnim u trajtuan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me organizimin e sistemit të Urgjencës në të gjitha nivelet, tipi i automjeteve të përdorura në këtë shërbim, mënyrën e organizimit, etj. Ky trajnim do të vazhdojë me grupe të tjera të personelit mjekësor në këtë Qendër me grupe heterogjene të spitaleve, me mjekë dhe infermierë të shërbimit paraspitalor.