I gjithë qarku Shkodër është pushtuar prej disa ditësh nga reshje të dendura të shiut dhe borës. Sipas shefit të emergjencave civile pranë Prefekturës Shkodër, Pëllumb Dani, ka patur probleme me dëborën në zonat malore, sidomos në Pukë, por edhe zonat malore në bashkitë e tjera të qarkut Shkodër.

Në hidrocentralet mbi kaskadën e Drinit ka patur një mirëmenaxhim të shkarkimeve, të cilat janë bërë të kontrolluara, në hecin e Vau Dejës, mesatarisht është shkarkuar në ditët e fundit me 500m3 për sekond. Ndërkohë përmbytjet në Njësinë Administrative në Anë të Malit janë tradicionale në shira të rrëmbyeshëm, të cilat ndodhin çdo vit.  Në Pukë dhe Fushë Arrëz trashësia e borës arrin nga 20 deri në 25cm, përderisa nuk evidentohen vështirësi në lëvizje të automjeteve. Kompanitë e kontraktuara janë në terren. Për shkak të shirave të ditëve të fundit, rreziku potencial për përmbytje vazhdomn të jetë akoma aktual në Shkodër, për shkak edhe të prurjeve që vijnë nga zonat malore.

Aktualisht në hidrocentralet mbi kaskadën e Drinit janë ndërprerë të gjitha shkarkimet.

Artikulli paraprak21-VJEÇARJA VDES NË DERËN E SPITALIT, FAMILJARËT AKUZOJNË MJEKËT
Artikulli tjetërQYTETARËT VËRSHOJNË TEK SHËRBIMI SOCIAL