Disa dite me pare u diskutua ne media mungesa e nje drejtori ne zyren arsimore te Malesise se Madhe, e cila kishte sjelle avari dhe problematika ne orientim per drejtorite e shkollave, nxenesit dhe vete sisitemin ne teresi.

Interesit te televziionit star plus iu pergjigj drejtori rajonal i arsimit ne shkoder Kadri Ymeri. Ai beri me dije se nga data 25 e ketij muaji ehste vendosur nje drejtore e komanduar ne zyren arsimore te malesise se madhe. Ne kete pozicion eshte vendosur Hane Smakaj . Sipas te njejtave burime emerimi i saj mendohet te jete i perkohshem derisa departamenti i administrates publike te realizoje proceduarat ligjore per ate vend pune.

Mesohet se drejtorja e vendosur perkoheshisht ne krye te zyres arsimore ne malesine e madhe me heret ka qene pergjegjese e sektorit te sherbimeve mbeshtetese ne zyren arsimore ne kete bashki. Sa i takon problematikave ne kete zyre arsimore , Ymeri tha se jane bere disa investime dhe rehabilitime ne shkolla ndersa po shqyrtohen te gjitha ato mangesi te cilat mund te jene parashtruar nga drejtorite e shkollave .

Artikulli paraprakDITA E TURIZMIT, SHIROKA LËNGON!
Artikulli tjetërNUK KA DORËHEQJE NË SPITALIN E SHKODRËS