Emi Kalaja është përzgjedhur si një nga 10 gazetaret më të mira në aktivitetin “Zërat e Medias”, organizuar nga Albanian Women in Audiovisual, në bashkëpunim me Scidev.center dhe me mbështetjen e EU in Albania.
Lajmin e bukur për gazetaren nga Shkodra e ka ndarë pedagogia e saj e “Gazetari dhe Komunikim” në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
Duke dëgjuar rrëfimin e Emi Kalasë — historinë e një gazetareje që ka vendosur të jetojë dhe të punojë në qytetin e saj, duke bërë ndryshimin përmes fjalës dhe lajmit — mund të thuhet me krenari: Emi, Shkodra është krenare për ty!
Pedagogia Emi Kalaja, ndër 10 gazetaret më të mira në aktivitetin “Zërat e Medias”
Emi Kalaja është përzgjedhur si një nga 10 gazetaret më të mira në aktivitetin “Zërat e Medias”, organizuar nga Albanian Women in Audiovisual, në bashkëpunim me Scidev.center dhe me mbështetjen e EU in Albania.
“Çfarë do të thotë të jesh gazetare lokale?
Kjo pyetje më kalon shpesh në mendje, veçanërisht kur reflektoj mbi rrugëtimin tim që nga ditët si studente në Universitetin e Shkodrës. Të punosh në këtë profesion është një sfidë e përditshme, një vallëzim në ritmin e lajmeve që ndonjëherë duket si një maratonë pa fund.
Dëshira për të sjellë zërin e komunitetit ka qenë gjithmonë brenda meje, por ajo që dikur ishte pasion për të shkruar, sot është kthyer në një mision për të dhënë zë historive që shpesh mbeten në hije.
Kam mësuar se gazetaria nuk ka orar, sepse lajmi nuk pret. Nga stadiumet e qytetit te rrugicat e përmbytura, çdo histori është një sfidë, një mësim, një ndjenjë përgjegjësie.
Kam ndjerë se detyra ime nuk është vetëm të raportoj, por edhe të jap shpresë dhe mbështetje për njerëzit e mi. Ndonjëherë kam shkruar me telefon në dorë, duke përkujdesur fëmijën tim, duke mësuar çdo ditë të balancoj mes profesionit dhe jetës.
Të jesh gazetare lokale do të thotë të përballesh me vështirësi, por edhe të gjesh forcë në dashurinë për vendin tënd. Jam mirënjohëse për çdo sfidë, sepse ajo më ka mësuar të jem më e fortë dhe më e ndershme ndaj së vërtetës.”
Në fund të fjalës së saj, Emi ndau një reflektim që preku publikun:
“Të jetosh me ritmin e lajmeve më ka mësuar se prioriteti im është të sjell në dritë të vërtetat e komunitetit tim. Të jesh gazetare lokale është një përvojë e thellë, emocionuese dhe ndonjëherë e dhimbshme — por gjithmonë me vlerë.”
______________
Në një postim falënderues, Emi Kalaja shkroi:
“Mbrëmë, në një skenë teatri, isha unë para publikut.
Jo për të treguar histori të të tjerëve, por për herë të parë, për të folur për veten time.
Ndava rrugëtimin tim si gazetare — frikërat, frymëzimet, sakrificat dhe emocionet e këtij profesioni që është bërë pjesë e shpirtit tim.
Fola për ditët kur i thoja djalit: ‘Po shkojmë të shohim se xhirohet një film me polici e ambulanca’, ndërsa në fakt po shkoja të raportoja për një vrasje.
Për ato herë kur jam ngritur nga tavolinat familjare sepse lajmi nuk priste, apo kur sapo kisha dalë nga salla e lindjes dhe kërkoja telefonin për të nisur titrat.
Kjo nuk është histori viktimizimi. Është historia e një dashurie që s’më ka lënë kurrë të ndalem.
Televizioni, shkrimi, komunikimi — janë ajo ‘kutia e zezë magjike’ që më jep dritë, energji dhe frymëzim çdo ditë.
Jam thellësisht e nderuar që isha një ndër 10 gazetaret nga e gjithë Shqipëria që u vlerësuan si ‘Zërat e Medias’.
Faleminderit AWA – Albanian Women in Audiovisual për këtë organizim dinjitoz, për hapësirën dhe vlerësimin që na kujton sa e rëndësishme është zëri i grave në media.
Faleminderit familjes, miqve dhe çdo kujt që ka besuar tek unë.
Pa ju, nuk do isha këtu.”
ka ndarë edhe fjalimin e mbajtur nga gazetarja gjatë aktivitetit të zhvilluar në Teatrin Eksperimental në kryeqytet, ku Emi foli për përvojën e saj si gazetare lokale.
“Çfarë do të thotë të jesh gazetare lokale?
Kjo pyetje më kalon shpesh në mendje, veçanërisht kur reflektoj mbi rrugëtimin tim që nga ditët si studente në Universitetin e Shkodrës. Të punosh në këtë profesion është një sfidë e përditshme, një vallëzim në ritmin e lajmeve që ndonjëherë duket si një maratonë pa fund.
Dëshira për të sjellë zërin e komunitetit ka qenë gjithmonë brenda meje, por ajo që dikur ishte pasion për të shkruar, sot është kthyer në një mision për të dhënë zë historive që shpesh mbeten në hije.
Kam mësuar se gazetaria nuk ka orar, sepse lajmi nuk pret. Nga stadiumet e qytetit te rrugicat e përmbytura, çdo histori është një sfidë, një mësim, një ndjenjë përgjegjësie.
Kam ndjerë se detyra ime nuk është vetëm të raportoj, por edhe të jap shpresë dhe mbështetje për njerëzit e mi. Ndonjëherë kam shkruar me telefon në dorë, duke përkujdesur fëmijën tim, duke mësuar çdo ditë të balancoj mes profesionit dhe jetës.
Të jesh gazetare lokale do të thotë të përballesh me vështirësi, por edhe të gjesh forcë në dashurinë për vendin tënd. Jam mirënjohëse për çdo sfidë, sepse ajo më ka mësuar të jem më e fortë dhe më e ndershme ndaj së vërtetës.”
Në fund të fjalës së saj, Emi ndau një reflektim që preku publikun:
“Të jetosh me ritmin e lajmeve më ka mësuar se prioriteti im është të sjell në dritë të vërtetat e komunitetit tim. Të jesh gazetare lokale është një përvojë e thellë, emocionuese dhe ndonjëherë e dhimbshme , por gjithmonë me vlerë.”

Artikulli paraprakVELIAJ KRITIKA PËR SHKARKIMIN: NUK MË NJOFTUAN, KY ËSHTË CINIZËM NDAJ LIGJIT
Artikulli tjetërI PREU FRENAT RULOTËS AMERIKANE, PROCEDOHET 21 VJEÇARI