330 mijë shqiptarë është numri i personave të larguar nga Shqipëria që nga viti 2011 deri në vitin 2017. Të dhënat e publikuara nga Monitor, tregojnë të dhënat e INSTAT ku numri i të larguarve nga Shipëria është më i madh se i atyre që kthehen në atdhe.

Emigracioni ka qënë gjithmonë një plage e hapur për shoqërinë shqiptare, sidomos në vitet ’90, kur një pjesë e mirë e shqiptarëve u larguan nga vendi për një jetë më të mirë. Por jo vetëm ato vite ka patur largime. Instituti i Statistikave bën me dije se gjatë gjashtë viteve të fundit, 2011-2017, është rritur ndjeshëm numri i personave të larguar. Rreth 330 mijë shtetas u janë drejtuar vendeve të Bashkimit Evropian, gjatë kësaj periudhe. Sipas një shkrimi të Monitor, të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2017, numri i emigrantëve është 39.905 persona dhe numri i imigrantëve, 25.003 persona. Migracionit neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve), rezulton -14.902 persona. Monitor thotë se një vit më parë, diferenca ishte shumë më e ulët, më pak se 10 mijë persona. Kjo tregon se më shumë po ikin dhe më pak po kthehen. Në shtatë vitet e fundit, njerëzit që kanë ikur janë të barabartë, ose më shumë sesa numri i banorëve që ka qarku i dytë më i madh i vendit, Fieri, me 302 mijë banorë.

Më pas renditet qarku i Durrësi me 285 mijë. Emigracioni, së bashku me rënien e lindshmërisë janë arsyet kryesore që po çojnë në tkurrjen e popullsisë. Instat raportoi sot se me 1 janar 2008 popullsia e Shqipërisë 2018, rezultoi 2.870.324 banorë duke pësuar një rënie me 0,2 % krahasuar me 1 Janar 2017.