Pavarësisht përçarjeve, pjesa më e madhe e vendeve anëtare të BE-së kanë rënë dakord për shpërndarjen e 120 mijë emigrantëve që kanë pushtuar muajt e fundit kontinentin e vjetër.
Ministrat e brendshëm të mbledhur në një takim urgjent në Bruksel miratuan me shumicë votash planin për rialokimin e refugjatëve që do të shtrihet në dy vitet e ardhshme.
Sipas këtij plani emigrantët do të zhvendosen nga Italia, Greqia dhe Hungaria drejt vendeve të tjera të BE-së. në këmbim këto vende, duhet të impenjohen në përforcimin e strukturave të identifikimit dhe regjistrimit të emigrantëve duke bashkëpunuar me agjencitë kompetente të BE-së. Por ndërkaq Rumania, Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria votuan kundër kuotave të detyrueshme, ndërsa Finlanda ishte i vetmi vend anëtar që abstenoi. Këshilli Europian i punëve të brendshme i dha Ok programit, pas ndërhyrjes së presidentit të KE-së Zhan Klod Junker.
“120 mijë refugjatë? Të mos bëhemi qesharakë duke para madhësinë e problemit”-u shpreh Junker duke parë mungesën e vendosmërisë së ministrave.
Por pavarësisht kësaj, votimi konfirmoi përçarjen mes 28-shes. Sipas ministrit gjerman të financave Wolfgang Schaeuble, kjo krizë refugjatësh nuk është një problem gjerman por europian.
“TSIPRAS 2” BETOHET KABINETI I QEVERISË GREKE
Me disa fytyra të reja, kabineti i ri i qeverisë greke u betua të mërkurën, teksa kryeministri i rizgjedhur Aleksis Tsipras u kërkoi atyre vazhdimin e refomave ekonomike nën syrin vigjilent të huadhënësve ndërkombëtarë.Tsipras ka caktuar dy negociatorë që do të kryesojnë ekipin e tij ekonomik, duke rikonfimuar Ministër të Financave Euclid Tsakalotos dhe zëvendës të tij Jorgo Kuliarakis.Tsakalotos, ekonomist i dalë nga Universiteti i Oxfordit, ishte në krye të financave kur Greqia dhe kreditorët e saj nënshkruan marrëveshjen e borxhit prej 86 miliardë euro në mujin gusht.Kabineti i tij do të ketë 14 Ministri, shtatë prej të cilave do të drejtohen nga gra.Por çfarë presin votuesit nga qeveria e re e Tsipras?Prioriteti i parë sipas tyre është ulja e papunësisë dhe për të rritur investimet.Për të ndihmuar ekonominë e një vendi në krizë ata mendojnë se qeveria duhet të luftojë fort korrupsionin çka do të ndihmonte qëllimin final.