Autoritetet Italiane u vunë menjëherë në lëvizje për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Apelit te Romes, e cila vendosi të pezullojë vendimin për ndalimin e emigranteve dhe çështjen t’ia kalojë Gjykatës Europiane të Drejtësisë. 43 emigrantet të cilët mbërriten me anijen “Casiopea” mëngjesin e së martes në Shëngjin dhe u vendosen në kampin e Gjadrit u kthyen në Itali. Operacioni u zhvillua paraditen e së shtunes nga autoritetet italianë në bashkëpunim me ata shqiptare.

Emigrantet u zhvendosen rreth orës 13:00 nga Gjadri drejt Portit të Shëngjinit dhe nga aty u moren nga anija e rojes bregdetare Italiane, ku do të riatdhesohen në vendet e tyre të origjines.

Kjo është hera e trete që emigrantet e sjellë në Shqipëri rikthehen në Itali dhe në këtë mënyre qendrat pritëse të emigranteve në Shëngjin dhe Gjader kanë ngelur sërish bosh dhe ngelet në pikëpyetje funksionimi ose jo i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatet, deri në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili do të merret me 25 shkurt. Qeveria Italiane ka investuar miliona euro në ngritjen e këtyre strukturave, duke sjellë mjaft polemika dhe debate mes opozitës dhe mazhorances në shtetin fqinj.

Artikulli paraprakMINISTRI BRITANIK: KUNDËR IDEOLOGJISË SOCIALISTE
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË NË MALËSINË E MADHE