
Dështimi për herë të tretë i marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantet, nuk e ka dorëzuar Qeverinë e Giorgia Melonit.Sipas burimeve nga mediat Italiane një ndër ndërhyrjet që po shqyrton ekzekutivi i Melonit është një masë e re për gjyqtarët që merren me çështjet e emigracionit. Përsëri, për të mbajtur në këmbë qendrat e emigrantëve në Shqipëri, që sërish u boshatisën pas vendimit të Apelit të Romës. Pas amendamentit të fundit të nëntorit mbi dekretin për flukset, ekzekutivi po përgatit një dekret të dytë, i cili është në duar të Ministrisë së Drejtësisë, së bashku me Pallatin Chigi, ku dosja po ndiqet nga nënsekretari Alfredo Mantovano.Qëllimi është që të shmanget që në Gjykatat e Apelit, të cilat tani janë të ngarkuara me miratimin e qëndrimit për këtë çështje, të mos kalojnë të njëjtit gjyqtarë të “seksioneve të emigracionit” që u shkrinë në fund të vitit, pasi këto seksione deri tani kanë anuluar gjithmonë qëndrimet e emigrantëve në kampin e Gjadrit.Dekreti i ri pritet që të shërbejë pikërisht për këtë: të shmangë që gjyqtarët e seksioneve të emigracionit të rikthehen të gjykojnë mbi qëndrimet në gjykatat e apelit, pasi qeveria është e bindur se bëhet fjalë për “gjyqtarë të politizuar”, të cilët duhet të përjashtohen nga vendimet.Mërrëveshja mes Shqiëpërisë dhe Italisë për emigrantet e nënshkruar mes dy kryeministrave në nëntor të vitit 2023 nuk po gjen zbatim, ndërsa pritet dhe vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili do të merret me 25 shkurt.