
Pushimet verore po shfrytëzohen edhe për vizita shëndetësore nga emigrantët. Sokol Zhabjaku, mjek I qendrës shëndetësore Mes tregon se kjo periudhë ka patur një fluks të kërkesës për kryerjen e kontrollit të përgjithshëm check up.
Mjeku shton se përmes këtyre kontrolleve janë zbuluar edhe sëmundje të rënda, ku tashmë pacientët po trajtohen me mjekimet e duhura.
Të gjithë qytetarët nga mosha 35 deri në 70 vjeç kanë mundësi të bëjnë kontrollin e shëndetit pa asnjë pagesë si një mundësi e mirë për t’i dalin përpara çdo problemi të mundshëm në organizmin e tyre. Këtë shërbim e kanë përkrahur edhe emigrantët, të cilët në vendlindje përvec të afërmëve gjejnë edhe shërimin e duhur shëndetësor






