Familja e një emigranti shqiptar ka marrë strehim nga kisha Metodiste në Detroit të SHBA për të shmangur deportimin e autoriteteve amerikane në 5 shkurt.

Policia amerikane i kishin kërkuar kryefamiljarit shqiptar deportimin bashkë me dy djemtë e tij dhe gruan por kisha ka marr vendim ta mbroj duke e strehuar brenda ambienteve. Gazetari Davide Greene ka realizuar një intervistë të shkurtër me shqiptarin e quajtur Dedë Rransburgaj. Greene e ka pyetur për kushtet e jetesës por edhe për përfshirjen e tij me ekstremist islamik (ISIS)dhe si ka ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptari i quajtur Dedë i ka treguar se jeton në kushte të vështira, gruaja e tij është shumë e sëmurë por nuk mund të kthehet në Shqipëri. Ka treguar se është në dijeni për vendimin e autoriteteve amerikane. “Jetoj me vështirësi gruaja ime është shumë e sëmurë për më shumë se 11 vjet. Kam ardhur si të gjithë emigrantët e tjerë para 20 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Erdha sepse është një shtet i lirë dhe për një jetë më të mirë,” tha shqiptari.

Punonjësja e kishës, Jill Zundel ka shpjeguar se është dijeni se kërkohet depërtimi i familjes shqiptare, madje edhe për lidhjen e tij me ISIS-in por ne ndjekim shembullin e jezuit. Pavarësisht se kërkohet depërtimi i tij ai vazhdon të qëndroj brenda ambienteve të kishës së Detroitit për të tu mos kthyer në Shqipëri. Nuk jepen më shumë detaje lidhur me qytetin e origjinës.

Artikulli paraprakEKSTRADIMI I BALLISTIT,KRYEMINISTRI KROAT I BËN NJË PREMTIM RAMËS
Artikulli tjetërEKSTRADIMI I NEZAR SEITIT NË ITALI, REAGON ‘DREJTËSIA’:E LEJOI GJYKATA