Qyteti i Shkodrës ka qënë ndalesa e radhës e një konference me temë: “Emigrimi në kohët moderne”.

Përreth tri orë diskutuan disa nga sfidat dhe pasojat e kësaj plagë të hershme për shqipërinë. E pranishme ishte edhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër Greta Bardeli, e cila tha se përgjegjëse për “emigrimin e dëshpëruar” është politika. Emigracioni është një plagë të cilën Shqipëria e vuan prej kohësh dhe vazhdon ta vuajë edhe në vitin 2016. Për të diskutuar sfidat dhe pasojat e këtij fenomeni u mbajt në qytetin e Shkodrës konferenca me temë: “Emigrimi në kohet modrene”. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, përreth 3 orë u diskutuan disa prej arsyeve që detyrojnë shqiptarët lënë vendin e tyre dhe t’iu drejtohen vendeve të tjera për një jetë më të mire. Në një diskutim ku emigrimi u pa nga këndvështrime dhe eksperienca të ndryshme, kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Greta Bardeli, bëri disa pyetje retorike, të cilat tha se e shpjegojnë mjaft mirë emigracionin e dëshpëruar. Kjo konferencë organizohet për dy ditë me radhë në Shkodër, dhe të enjten e 1 dhjetorit ka qënë e ftuar mes të tjerëve, edhe krybashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.