Emigrimi i nxënësve me prindërit dhe numri në rënie i lindjeve në Shkodër kanë bërë që gradualisht shkollat 9-vjeçare kryesisht pothuajse të boshatisen.

Një shqetësim të tillë e sjell kryemësuesi i shkollës 9-vjeçare të Ajasmës Agron Kastrati. Në këtë shkollë nuk janë më shumë se 41 nxënës. Emigrimi i nxënësve është shqetësues sepse përveç reduktimit të mësuesve, fëmijët e moshave të ndryshme detyrohen të mësojnë në një klasë ndërsa mësuesit përdorin dy tabela duke mos patur zgjidhje tjetër. Shkolla e Ajasmës ka gati librin për 100-vjetorin e saj. Shkolla e Ajasmës edhe pse një nga më të vjetrat ka largim nxënësish dhe trendi nga viti në vit është në rritje.