
Emigrimi i të rinjve po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kërkesave për strehim në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër. Drejtori i institucionit, Fatjon Hoxha, shprehet se kryesisht fenomeni i emigrimit ka sjellë shtim të aplikimeve, por edhe vështirësitë ekonomike mbeten një faktor i rëndësishëm.
Hoxha tregon se çdo muaj ka kërkesa të reja. Madje, janë vetë të rinjtë ata që interesohen, kërkojnë informacion dhe pyesin për kriteret e nevojshme për të sistemuar prindërit në këtë institucion.
Aktualisht, në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër strehohen 65 të moshuar, ndërsa numri i kërkesave vijon të rritet nga muaji në muaj.






