Alma Zadiq, 35-vjeçarja nga Bosnja me prejardhje nga Tuzla, pritet të emërohet ministre e Drejtësisë në qeverinë e re të Austrisë, që njëherazi besohet të jetë propozim i zyrtarëve të lartë të Gjelbërve.

Ajo do të futet në histori si Ministria më e re e Drejtësisë që ka marrë një post të tillë në qeverinë austriake.

Zadiq së bashku me prindërit nga Tuzla kishte ikur nga vendlindja në vitin 1994, për të përfunduar në Vjenë ku edhe ndoqi studimet në fakultetin Juridik dhe më pas i vazhdoi në New York në Universitetin Colombia.

Zadiq është boshnjakja e parë që ka arritur të fitojë pozitë në organet më të larta të drejtësisë në Austri gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.

Tani ajo ka shkuar një hap tej, ku i është besuar drejtimi i një prej Ministrive më të rëndësishme, siç është ajo e Drejtësisë.

Dy vite më parë ajo u zgjodh si deputete në Parlamentin e Austrisë. Asokohe ajo pati deklaruar se hyrja e saj në Kuvend nuk kishte rëndësi vetëm për ata por për të gjithë ata qytetarë që Austrinë e kanë shtëpinë e tyre dhe pse nuk kanë lindur atje.

Konservatori austriak Sebastian Kurz ka arritur marrëveshje koalicioni, që do të thotë se Kurz rikthehet në postin e kancelarit, por edhe të Gjelbërit për herë të parë bëhen pjesë e qeverisë austriake.

Marrëveshjen për koalicion e konfirmuan kryetari i Partisë Popullore, OVP, Kurz si dhe shefi i të Gjelbërve, Verner Kogler, duke mos dhënë detaje të marrëveshjes.

Artikulli paraprakFOLËN PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE, AMAZON KËRCËNON SE DO T’I PUSHOJË NGA PUNA AKTIVISTËT
Artikulli tjetërFOTO/ NEW YORK, AVIONI I VJETËR BËHET NJË BAR