19 korriku ishte një ditë historike për Shqipërinë me çeljen e negociatave dhe një fillimi të ri pranë ‘katedrës’ evropiane.
Nga Brukseli, aty ku u zhvillua edhe bisedimet, kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me flamurin i shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Bashkimit Evropian valëviten sëbashku.
‘MIRËMËNGJES
me krenari për flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Europës’- shkroi kryeministri
Në konferencën e parë ndërqeveritare me vendet anëtare, mbajtur në Bruksel, kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Evropian është fati i shqiptarëve, teksa këtë moment, e cilësoi fillimin për transformimin e vendit. Hapjen e negociatave e quan tërësisht të merituar, e për ta vërtetuar këtë, bëri një paralelizëm mes drejtësisë së vjetër e asaj të re. Komisioneri për Politikën e jashtme në Bashkimin Evropian, Joseph Borrel tha se me Shqipërinë, Europa do të plotësojë vetveten.
Ky vendim është përshëndetur edhe nga politika shqiptare dhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian dhe të SHBA-së.