
Ashtu siç pritej, Prokuroria e Përgjithshme është përfshirë ditën e sotme nga një sërë ndryshimesh, menjëherë pas miratimit të strukturës së re të kryeprokurores Arta Marku.Jane zbardhur emrat e rinj të drejtorëve në katër Drejtoritë që do të ketë Prokurorina e Përgjithshme me strukturën e re. Kështu, Sokol Stojani është emëruar drejtor i Isnpektimit, pas shkrirjes nga Marku të Drejtorisë së Hetimit. Stojani ka qenë drejtor hetimi në kohën e Ina Ramës.
Ndërkohë, drejtorët e tjerë do të jenë në po të njëjtat pozicione. Përkatësisht Adnad Xholi te Drejtoria Gjyqësore, Thoma Jano te Përgjimet dhe Arqile Koça te Marrëdhëniet me Jashtë. Gjithashtu, lëvizjet janë shtrirë dhe në radhët e ekspertëve, ku burime sqaruan se janë larguar nga detyra 4-5 ekspertë (kontabël, financiar dhe IT). Në kuadër të “ristrukturimit” të organit të Akuzës, është larguar nga detyra dhe Greta Dangu, ekspertja kontabël që ekspertoi pasurinë e ish-deputetit Mark Frroku.
Pak më parë u zbardhi dhe struktura e re e miratuar nga kryeprokurorja Arta Marku, e cila do të përbëhet nga katër drejtori të rëndësishme. Ndërkohë, do të shkrihet Drejtoria e Hetimit, pasi me ligjin e ri prokurorët janë të pavarur në procesin e hetimit dhe vendimmarrjen e tyre e vlerëson gjykata.
Drejtoritë që do të përbëjnë strukturën e re të Arta Markut në Prokurorinë e Përgjithshme dhe drejtorët përkatës për secilin institucion:
Drejtoria Gjyqësore – Adnan Xholi
Drejtoria e Telekomunikacionit dhe Përgjimeve – Thoma Jano
Drejtoria e Marrëdhënieve me jashtë, Dekriminalizmit, Mbrojtjes së Dëshmitarëve – Arqile Koça
Drejtoria e Inspektimit – Sokol Stojani






