Identifikohen dy viktimat e fundit të aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në Qafë Muzinë. Raportohet se në furgonin që ra në greminë ishte dhe një çift nga Ukraina.

Bëhet fjalë për shtetasit Olesander dhe Tetiana Fediaieva, 48 dhe 53 vjeç. Ndërkohë, më herët u identifikuan edhe tre viktimat e tjera të aksidentit tragjik, përkatësisht shoferi i mjetit, Bardhi Proda, dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari. Nga furgoni u nxor e gjallë shtetasja Greta Kaberdini, 25 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit tragjik ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit “Land Rover”, i cili është futur me shpejtësi në kthesë. Nga mjeti “Land Rover” janë lënduar lehtë drejtuesja e mjetit, 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe dy shtetase italiane, ndërsa mësohet se 22-vjeçarja e kishte marrë mjetin me qira.

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën 4 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacion shtes:

Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin ku u përplasën mjetet tip “Land Rover” me mjetin tip furgon dhe si pasojë humbën jetën 4 shtetas, ju informojmë se ka ndërruar jet dhe një shtetas tjetër i cili ishte pasagjer i mjetit tip furgon.