SHKAK, BLLOKIMI I XHIROLLOGARISE SE KOMUNËS SË ULQINIT .

Mbetet ende I paqarte fati I festivalit “Skena Verore” qe mbahet ne Kalane e Ulqinit. Arsyeja vazhdon te jete mungesa e financimit nga ana e Komunes, per shkak te bllokimit te llogarive, pas nje procesi gjyqesor.
Organizatori kryesor I ketij festivali qe prej 26 vjetesh, Nail Draga tha per televizionin Star Plus, se sipas projektit paraprak, duhen se paku 15 mije euro per mbajtjen e “Skenes Verore”, gje e cila duket e pamundur.
Drejtori I Qendres Kulturore te Ulqinit, tha se problemi I vetem eshte bllokimi I llogarive te Komunes se Ulqinit, pas vendimit te Gjykates, ne lidhje me nje process gjyqesor ndaj Komunes, qe vazhdon prej me se 25 vjetesh.
Megjithate, Draga thote se perdite vijojne perpjekjet dhe negociatat mes tij dhe Komunes se Ulqinit per zgjidhjen e kesaj situate, qe rretzikon per here te pare pas 26 vjetesh, mbajtjen e nje festivali tradicional te kultures, qe e ka bere edhe me te njohur Ulqinin ne pellgun e Adriatikut.
Festivali Skena Verore eshte nje aktivitet I pervitshem qe perfshin ne vetvete performanca te gershetuara te fushave te ndryshme te artit, si teatri, letersia, muzika, piktura etj.