Endej rrugëve me 80.000 € drogë, arrestohet shqiptari

Një 40-vjeçar shqiptar, me banim prej vitesh në zonën e Livornos në Itali, është vënë në pranga pasi është kapur me 7 kilogram drogë të llojit marijuanë. Shqiptari ishte furnizuar me drogë në Milano, por udhëtimi i tij u ndal pasditen e djeshme në Viareggio, kur policia i gjeti në automjet e sasinë e lëndës narkotike. Teksa ishte nën drejtimin e veturës së tij “Audi A4”, duke përshkruar autostradën A12, ai u ndalua nga policia. 40-vjecari (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) u shfaq i sikletosur përballë agjentëve dhe kjo sjellje e tij rezultoi fatale, raportojnë mediat lokale. Droga u zbulua në kofanon e makinës, dhe vlerësohet se pasi të shitej, do të gjeneronte më shumë se 80.000 euro.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakEUROPOL KA NJË SURPRIZË PËR KRIMINELËT MË TË KËRKUAR. MES TYRE NJE SHQIPTAR
Artikulli tjetërVDES PUNËTORI SHQIPTAR NË ITALI