Rrugëtimi i pafundëm i emigrantëve nga vendet e treta që janë në luftë drejt Ballkanit mes të cilave edhe Shqipëria me qëllim për të mbërritur në Europë është sjellë përmes një ekspozite të realizuar nga fotografi Renuar Locaj me mbështetjen e Caritas e quajtur “Ëndrrat që mbartim”.

Edhe për drejtuesit e institucioneve në Shkodër, ekspozita me fotot e emigrantëve nga vendet e treta është një reflektim për t’i ndihmuar edhe më shumë.

Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra u shpreh se ekspozita duhet të nxisë më shumë humanizmin për emigrantët që vijnë nga vendet e luftës ndërsa një falenderim bëri edhe efektivi i policisë Luan Kolziu i cili trajton rastet e këtyre emigrantëve.

Shkodra për shkak të katër pikave kufitare me Malin e Zi është një prej qyteteve ku emigrantët nga vendet e treta janë në një numër të lartë pasi tentojnë kalimin drejt shtetit malazez në mënyrë ilegale me qëllim për të shkuar në vendet e BE.

Artikulli paraprakBIZNESI DEBITOR NDAJ BASHKISË LEZHË
Artikulli tjetërMESHA PËR MARTIREN MARIE TUCI