Në një natë plotë performancë dhe alegri, është shpallur fituesja e edicionit të 54 të Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar, e cila është pikërisht këngëtarja Eneda Tarifa, me këngën “Përrallë” me tekst dhe kompozim të Olsa Toqit.

Eneda, do të gjithashtu edhe përfaqësuese e edicionit të ardhshëm të Eurovision i cili do të mbahet në Stokholm të Suedisë, në të cilin kanë filluar përgatitjet që do të përfundojnë në muajin maj të vitit të ardhshëm. Ndërkaq çmimin Eurosig me vlerë 2000€ i është dhënë këngëtarëve Rezarta Smaja dhe Klodian Kaçani. Ky edicion i 54 i RTSH solli në skenë artistë mjaft të njohur për publikun, por edhe të vjetër që kishin kohë që nuk ngjiteshin në skenën e festivalit.

Artikulli paraprakDREJTUESIT E VLLAZNISË DO SHLYEJNË BORXHET ME BORXH
Artikulli tjetërLAMTUMIRË BIK NDOJA, BILBILI I KËNGËS POPULLORE SHKODRANE