OSHEE DHE POLICIA, VIJOJNË AKSIONIN KUNDËR RILIDHJEVE TË ENERGJISË Policia e shtetit dhe Operatori i Shperndarjes se energjise elektrike, vijojne operacionet per te denuar te gjithe kundravajtesit qe rilidhin energjine elektrike. Sipas njoftimit zyrtar te policise se Shkodres behet me dije se gjate 24 oreve te fundit jane kryer 9 procedime penale ne drejtim te personave te ndryshem te cileve gjate kontrolleve i eshte gjetur rilidhje e energjise elektrike.

Sipas njoftimit te policise behet me dije se eshte arrestuar nje 32 vjecar banues ne Shkoder pasi është gjetur që furnizohej me energji elektrike në banesë i papajisur me kontratë me OSHEE. Gjithashtu ka nisur procedimi penal ne gjendje te lire per 8 shtetas ne Qarkun e Shkodres te gjithe banues ne qytetin e Shkodres. Duke iu referuar te njejtave burime behet me dije se kontrollet jane ushtruar ne kohe dhe vende te ndryshme gjate se premtes, ne aksione te cilat jane shperndare ne kohe nga oret e para te mengjesit deri ne oret e mbremjes. Nderkohe qe drejtues te OSHEE, bejne me dije se aksionet ndaj kundravajtesve te energjise do te vijojne dhe nuk do te kete tolerime ndaj abuzuesve

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/fAnGczKxnBs” frameborder=”0″ allowfullscreen ]