Tregtimi i energjisë elektrike mbetet një model tërheqës biznesi, por që ka varësi të lartë nga ecuria e prodhimit dhe importeve. Në vitet kur prodhimi vendas ulet dhe rrjedhimisht importet rriten, tregtuesit kanë më shumë punë.

Pas rënies në vitin 2023, viti 2024 ka shënuar rritje të qarkullimit vjetor. Ky është një model i thjeshtë dhe pa nevojë për shumë investime, por vetëm me kapital, dhe një numër minimal punonjësish.

Kostot e personelit nuk arrijnë më shumë se 1% të totalit të shpenzimeve, sipas të dhënave nga bilancet.

Në total, bashkë me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, importet e energjisë në vitin 2024 ishin rreth 100 milionë euro, nga 70 milionë euro në vitin 2023, sipas të dhënave nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), dhe mbi 500 milionë euro që u shpenzuan në 2022.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024, pesha e importeve në raport me energjinë në dispozicion u rrit në 32.7% në 2024-n, nga 24.4%, që ishte në vitin 2023, si rrjedhojë e rënies së prodhimit vendas dhe rritjes së importeve.

Në vitin 2024, sipas INSTAT, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 3.7%. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike, në vitin 2024, arriti vlerën 7.837 GWh nga 8.796 GWh energji të prodhuar në vitin 2023, duke shënuar rënie të prodhimit me 10,9%.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) arriti vlerën 2.669 GWh nga 1.922 GWh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rritje me 38,9%.

Artikulli paraprakSHKODËR,POLICIA NË 24 ORË, NJË PERSON I ARRESTUAR DHE DY TË PROCEDUAR PENALISHT
Artikulli tjetërPARALAJMËRON RAMA: DO TË VENDOSIM ME LIGJ SIGURIMIN E SHTËPIVE