Një ditë më parë një vdekje akoma e pashpjegueshme ka ndodhur në Elbasan kur një pushuese nga Kosova që kishte ardhur ne llixhat e Elbasanit ka hmbur jetën edhe pse është dërguar në spital.

Ndërkohë, disa detaje të reja janë mësuar pas vdekjes së 60-vjeçares nga Kosova, në llixhat termale të Treganit në Elbasan.

Ajo humbi jetën njuë ditë më djeshme, ndërkohë që bashkëshorti i saj, një 70-vjeçar me inicialet J.I, është transportuar drejt Tiranës për nje ndjekje më të specializuar Mjekësore.
Disa burime  kanë thënë se se 60-vjeçarja dyshohet se ka humbur jetën për shkak të gazrave që lëshojnë ujërat termalë, si edhe për shkak të mos dhënies së ndihmës së parë.

Por të njëjtat burime bëjnë me dije se mjeku që duhet t’i ndjekë pushuesit gjatë qendrimit të tyre në llixha është një mjek me profesion pediatër i dalë tashmë në pension cili nuk ka pranuar të japë detaje për ngjarjen e rëndë.
Policia ka nisur hetimet.

Artikulli paraprakDËSHMON VRASËSI I GJYQTARES: ME FILDESIN ISHIM MIRË DERI PARA MAGJISTRATURËS
Artikulli tjetërPËRLESHJA ME ARMË, RËNDOHET BILANCI, VDES NJË NGA TË PLAGOSURIT