“Konsensusi është një fjalë e madhe për reformën në drejtësi por kjo reforma duhet që të diskutohet, të miratohet e më pas të zbatohet në çdo pikë të saj nga forcat politike”.

Kështu u shpreh Yngve Engstrom, shef i bashkëpunimit në delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri teksa tha se nuk mjafton vetëm votimi në parlament i reformës por edhe zbatimi i saj. “Reforma në drejtësi është një kusht për Shqipërinë për të nisur negociatat me Bashkimin Europian dhe këtë e dinë të gjitha forcat politike këtu. Për ta bërë këtë duhet që të ketë një strategji të miratuar në parlament. Fillimisht duhet ta votojnë deputetët më pas raporti i Bashkimit Europian vendos nëse është votuar siç duhet dhe nëse duhen hapur apo jo negociatat. Votimin vetëm nga mazhoranca apo edhe me trafik deputetësh nga opozita mund ta quaj një spekulim. Sa i përket konsensusit për reformën në drejtësi duhet të them se është një fjalë e madhe por padyshim që duhet që të diskutohet dhe zbatohet në çdo pikë të saj”. Sa i përket ligjit për dekriminalizimin e rëndësishme është se sa do të zbatohet për largimin e elementëve kriminal nga politika. “Është e vërtetë që ka debate politike por ne kemi një konfirmim nga të gjitha forcat politike në Shqipëri që kanë kërkuar ta bëjnë dekriminalizimin dhe duan edhe tani që ta bëjnë. Ne jemi të kënaqur që ka nisur por ne do të shohim se pasi që të miratohet dekriminalizimi çfarë do të bëhet dhe si do të zbatohet lidhur me elementët kriminal që mund të jenë kudo në politikën shqiptare. Kjo është më e rëndësishmja, zbatimi i dekriminalizimit”. Reformat janë kritike thotë diplomati i BE Engstrom por që të japin rezultat duhet që të jemi të duruar. “Në fakt është e vërtetë se reformat janë kritike për ndryshimin e mentalitetit dhe sjelljeve të shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Natyrisht që për të arritur këto reforma duhet akoma shumë punë sepse nuk është bërë mjaftueshëm që të shohim ndryshimin dhe kjo të përcjellet tek qytetarët e thjeshtë. Për këto reforma nuk duhet që të jemi të paduruar sepse janë detyra shtëpie për Shqipëinë dhe duhet që të zbatohen në mënyrë që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Europian edhe pse të gjithë e dimë se është një proces i vështirë deri sa të arrihet”. Yngve Engstrom është një prej diplomatëve më të rëndësishëm të delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri dhe ka një detyrë të rëndësishme si shef i bashkëpunimit.

Artikulli paraprakMORATURIUMI PYJEVE, PEZULLOHEN LEJET E SHFRYTËZIMIT
Artikulli tjetërREFORMA NË DREJTËSI, MINISTRJA GJOSHA THIRRJE PËR KONSENSUS