Pas dyshimeve të shumta që ndjekësit patën, tashmë është konfirmuar se ndarja mes Mozzik dhe Loredanës është e vërtetë.

Ka qenë kjo e fundit që përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar ndarjen duke zbuluar se e provuan për të dytën herë, por nuk funksionoi.

Nga ana e Mozzik, nuk ka pasur asnjë reagim asnjëherë, duke konfirmuar në heshtje ndarjen. Pra, reperi është single dhe si duket, ai ende nuk po e gjen dot shpirtin binjak.

Mozzik e ka një arsye dhe këtë e ka treguar në “Instastory” plot humor.

“2 par çorapa nisoj s’po muj mi gjet, e pe gjej shpirtin binjak”, shkruan ai, ku mbishkrimin e shoqëron me disa emoji duke qeshur.