
Era e fortë permbys kamionat tek ura e Milotit.
Rajoni i Lezhes, eshte shoqëruar nga erëra te cilat kane sjelle mjaft probleme. Si pasojë e kësaj situate, dy kamiona janw permbysur pergjate 24 oreve në superstraden Lezhë – Laç, pranë ures së Milotit. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetem deme te materiale. Nderkohe Policia Rrugore Lezhë njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave, veçanërisht ato me tenda, që do të kalojnë në urën e Matit, të tregojnë kujdesin maksimal gjatë kalimit në këtë segment rrugor.
🔹 Nëse mjetet janë pa ngarkesë, ju kërkohet të hapni tendat për të shmangur rrezikun e destabilizimit nga era ose lëvizjet e papritura.
🔹 Të respektohet shpejtësia e lejuar dhe të ndiqen udhëzimet e sinjalistikës dhe të policisë rrugore.Këto masa janë të nevojshme për të garantuar sigurinë në rrugë dhe për të parandaluar incidente të mundshme.