Moti i përkeqësuar edhe në Shkodër ka shkaktuar edhe dëmet e para.
Kjo pemë u rrëzua nga era e fortë gjatë ditës së sotme ngjitur me bashkinë Shkodër.
Nga rrëzimi i pemës mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale tek automjetet që ndodheshin të parkuara.

Janë të paktën katër automjete të cilat kanë pësuar dëme të pjesshme nga rrëzimi i kësaj peme në qendër të qytetit.

Menjëherë pas rrëzimit të pemës nga era e fortë punonjësit e shërbimeve publike të bashkisë Shkodër kanë ndërhyrë për largimin e saj dhe kthimin e situatës në normalitet. Ndërkohë pritet që moti të vijojë që të jetë i përkeqësuar me erë të fortë dhe reshje të dendura shiu gjë e cila mund të shkaktojë të tjera dëme në territorin e bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprak“ILLYRIAN GUARD” NISMË PËR DHURIM GJAKU
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON NDESHJEN E PARË TË KUPËS