Ka zgjatur më shumë seç ishte parashikuar takimi në Vatikan i Papa Françeskut me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Takimi është zhvilluar në dyer të mbylluara në zyrën e bibliotekës së Atit të Shenjtë.

“Ju falenderoj për interesimin tuaj” ka deklaruar Presidenti turk ndërsa Papa Françesku e ka falenderuar për vizitën. Ati i Shenjtë i ka dhuruar Erdogan një medaljon me simbolin e ëngjëllit të paqes që mbyt djajtë e luftës. Simboli i një bote në paqe e pa luftë. Gjithashu i ka dhuruar dhe një libër të mesazhit të shkruar nga Ati i Shenjtë për paqen. Nga ana e tij Presidenti turk i ka dhuruar Papa Françeskut një vepër në qeramikë të qytetit të Stambollit si dhe disa libra të teologut mysliman Gialal Al-Din Rumi. Në qëndër të takimit mes dy personaliteteve kanë qënë situtata në Lindjen e Mesme, çështja e Palestinës, e Jeruzalemit, gjëndja në Siri, Liban Irak si dhe problematikat e lidhura me krizën e emigracionit dhe ndihmat humanitare.

Më pas Presidenti turk është takuar në Vatikan dhe me Sekretarin e Shtetit, Pietro Karolin.

Artikulli paraprakBANESA I PËRFSHIHET NGA FLAKËT E MOSHUARA KËRKON NDIHMË NGA BALLKONI
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLAS TRE QYTETARË: VDES NJË GRUA, DY TË TJERËT RËNDË