Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha të hënën se nuk do ta të japë një votë pro për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO .

“Delegacionet e dy vendeve thonë se do të vijnë në Turqi të hënën. A do të vijnë të na bindin? Na falni, por ata më mirë mos ta marrin fare mundimin. Ne nuk do t’u themi “po” atyre (vendeve) që aplikojnë sanksione ndaj Turqisë për t’u anëtarësuar në organizatën e sigurisë në NATO. Më duhet të them diçka shumë qartë dhe hapur: asnjë nga këto dy vende nuk ka një qëndrim të qartë kundër organizatave terroriste.”

Dy vendet nordike kanë shpallur zyrtarisht synimin e tyre për të aplikuar për anëtarësim në NATO pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Por Turqia ka kërcënuar se do të bllokojë zgjerimin e aleancës, duke i akuzuar ata se strehojnë grupe terroriste dhe cdo ofertë anëtarësimi duhet të miratohet unanimisht nga 30 anëtarët e NATO-s.

Suedia dhe Finlanda kanë dështuar t’i përgjigjen pozitivisht 33 kërkesave të Turqisë për ekstradim gjatë pesë viteve të fundit, thanë burime të ministrisë së drejtësisë për agjencinë zyrtare të lajmeve Anadolu të hënën. Ndërkohë sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken shprehu besimin të dielën se Suedia dhe Finlanda do të bashkohen me NATO-n pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga Turqia.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu do të takohet me Blinken në Uashington të mërkurën, ku kundërshtimet e Ankarasë pritet të jenë në krye të axhendës.

Artikulli paraprakBORRELL KRITIKON SERBINË: S’KA TË ARDHME EVROPIANE NËSE MBAHEN KONTAKTE ME PUTININ
Artikulli tjetërFINALJA E UEFA CONFERENCE LEAGUE NË “AIR ALBANIA”, POLICIA E SHTETIT PREZANTON MASAT