Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se i ka propozuar presidentit rus Vladimir Putin që të zhvillonte një takim me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky në Turqi. Lajmi u raportua nga media bjelloruse “Nexta”.

Kujtojmë se ditën e djeshme presidenti turk Erdogan u takua me Putinin në Soçi të Rusisë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik mes dy vendeve.

Ishte takimi i dytë mes dy presidentëve që nga fillimi i luftës, në korrik ata u takuan në Teheran.

Artikulli paraprakVAJZA E BUJAR NISHANIT KUJTON TË ATIN NË DITËN E LINDJES: GJITHMONË DO E PRES URIMIN TËND
Artikulli tjetërKENI BËRË PLANE PËR GUSHTIN? MOTI SJELL SURPRIZA, KUR PRITEN NDRYSHIMET ATMOSFERIKE