Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka folur në konferencën e sotme për Ballkanin dhe rolin e Turqisë. Ai tha se si një vend anëtar i NATO-s, Turqia do bëjë çfarë është e nevojshme për qetësinë e Ballkanit duke siguruar një të ardhme të paqtë.

“Më shumë se sa të flasim për qasjen e BE-së, të flasim për qasjen e NATO-s sepse BE nuk e ka pranuar Turqinë si anëtare e tij. Vetëm një kapitull kemi parë, kemi diskutuar ndërkohë që taktika e sjelljes vërdallë vijon akoma. Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe do vazhdojmë të bëjmë detyrat tona siç kemi bërë deri më sot. Në lidhje me Ballkanin, jemi të mendimit se është e rëndësishme qetësia dhe qëndrueshmëria e Ballkanit, ndaj ne do të bëjmë çfarë është e nevojshme për qetësinë e Ballkanit, duke siguruar një të ardhme të paqtë, do jemi një nga vendet që e garanton këtë”, tha Erdogan. Lidhur me investimin e shtetit turk në Shqipëri dhe aludimet apo dyshimet, ai tha të mos kërkohet asgjë poshtë sepse nuk ka asgjë.

“Më bërë një pyetje që më kape ngushtë, megjithatë unë nuk jam i kapur ngushtë sepse miqësia, rregullat e vëllazërisë janë të ndryshme. Brenda vëllazërisë ka lloj-lloj mbështetjesh që e kapërcejnë borxhin.
Ne ndërtuam këtë projekt në mënyrë të shpejtë dhe të njëjtën po bëjmë dhe me vepra historike dhe të gjitha po i bëjmë të bazuar në rregullat e vëllazërisë. Mos kërkoni asgjë tjetër poshtë kësaj, ne jemi vëllezër. Nuk duhet ta vini mëdyshje asnjëherë se çfarë do të ndodhë”, tha Erdogan.