Dita nis me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme, të cilat pësojnë zhvillim duke sjellë shira të izoluar në zonat qëndrore dhe jugore.

Pasditja dhe kryesisht mbrëmja ri-kthejnë kthjellimet në vend. Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 1°C mëngjesi deri në 19°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa: Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në Europën Perëndimore duke sjellë shira. Gjithashtu gadishulli Skandinav mbetet me reshje dëbore. Ndersa kthjellimet dominojnë Europën Jugore, Qëndrore dhe atë Lindore.

Artikulli paraprakKOMPLIKACIONE GJATË LINDJES, NDËRRON JETË 20 VJEÇARJA SHTATZËNË NË MATERNITETIN E GJIROKASTRËS
Artikulli tjetërINFO PLUS – 13.11.2020