Rënia e rrjetit elektrik, rrëzimi i kulmeve të shtëpive, rrëzimi i mureve, problem në furnizimin me ujë të pijshëm janë vetëm disa nga dëmet që janë shkaktuar nga erërat forta që filluan mbrëmë dhe po vazhdojnë ende në tërë Kosovën.

Ndër komunat më të dëmtuara nga këto erëra janë edhe Lipjani dhe komuna e Podujevës. Si pasojë e erës së në komunën e Lipjanit kanë rënë disa nga kulmet e shtëpive, si dhe janë rrëzuar disa shtylla elektrike. Nga dëmet e tilla në këtë komunë është fshati Poturovc, Magure dhe Lagjja e Re, të cilat ende mbeten pa energji elektrike…….. Si pasojë e erërave me problem e energjisë elektrike po përballen edhe komuna e Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit, Pejës, Mitrovicës dhe Ferizajt. Sipas zëdhënësit të KEDS-it rreth 600 punëtorë janë duke punuar për të përmirësuar gjendjen e furnizimit me energji