Përmes një statusi të shkurtër, deputeti Erjon Braçe ka reguar mbi platformën e kolegut të tij socialist Ben Blushi, për të kthyer PS majtas.

Sipas Braçes PS nuk kthehet majtas duke u bërë populiste, as duke shantazhuar me shpifje, fyrje dhe gënjeshtra të huazuara nga lideri historik i demokratëve Sali Berisha.

Braçe: Unë mendoj se PS nuk kthehet majtas duke u bërë populiste, PS nuk kthehet majtas duke u shantazhuar me shpifjet, fyerjet, gënjeshtrat e huazuara nga Sali Berisha, PS nuk kthehet majtas duke detyruar një shoqëri të tërë të paguajë për prona që pronarët nuk i kishin kur u shpronësuan. E mbani mend?Kaq për sot, të tjerat në ditët në vijim.

Artikulli paraprakLSI PËRGATITET PËR ZGJEDHJE BRENDA PARTISË
Artikulli tjetërURGJENCA E TIRANES, MJEKET: TE MOS TRANSFEROHET NE PERIFERI