Peshëngritësi I njohur shkodran Erkand Qeimaj përveç bujës mediatike ku së fundmi ka vendosur të tregojë prapaskenat e sportit që ai ushtron, duket se është bërë pak nostalgjik.
Ka qënë pikërisht një foto e fillimeve të tij të cilën e ka postuar në Face Book, e shkrepur në vitin 1997, ku sapo kishte nisur rrugën e gjatë e të suksesshmë drejt sportit të peshëngritjes,edhe pse në foto duket mjaft qartë se kushtet ku ai nisi këtë rrugë nuk kanë qënë nga ato më optomalet, por duket se kjo gjë nuk e ka ndalur Erkandin të vazhdojë rrugën e nisur. Përgjatë këtyre 20 vitëvë ai ka marrë shumë medalje,rekorde europiane e botërore, duke bërë një paraqitje dinjitoze të Shkodrës në mbarë Shqipërin por edhe në të gjthë botën . Erkandi para disa ditësh është bërë baba për herë të parë, e mbase ka qënë kjo një ndër arsyet që është bërë nostalgjik duke publikuar këtë foto ku rikujtoj fillimet e tij në sport në një moshë fare të vogël.