
Në kuadër të 40 vjetorit të shkollës “Ndre Mjeda”, në një atmosferë të veçantë stafi dhe nxënësit pritën me duartrokitje, ish nxnësin e tyre, kampionin e peshëngritjes Erkand Qerimaj, i cili u rikthye aty ku nisi rrugëtimin e tij. Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, ai ndau historinë e rrugëtimit të rij, sakrificat dhe momentet më të rëndësishme të karrierës së tij kombetare.
Në mesazhin e tij për të rinjtë, ai I inkurajoi të ndjekin ëndrrat me vendosmëri dhe të mos dorëzohen përballë vështirësive.
Drejtoresha e shkollës Nevila Zhabjaku. falenderoi peshëngritësin e njohur për viziten e tij dhe shembullin frymëzues që përcjell tek nxnësit.
Në shenjë mirënjohje për arritjet dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë, shkolla I dorëzoi një çertifikatë mirënjohje kampionit peshëngritës, Erkand Qerimaj.






