Duke qënë se merkatoja e janarit është kryefjala e çdo ekipi futbolli edhe tek Vllazniatemë kryesore janë pikërisht afrimet e mundshme pranë kësaj skuadre. Në një intervistë për Star Plus trainer i kuqebluve Ernest Gjoka ka folur rreth disa lojtarëve të piketur prej tyre.

Përveç Xhevahir Sukaj, Ndriçim Shtubina është lakuar edhe emri i qendërmbrojtësit Stefan Cicmil ku trainer kuqeblu shprehet. Ndërkohë i pyetur se a është i dëshirueshëm Stefan Cicmil tek Vllaznia Ernest Gjoka shprehet. Por përvec merkatos si një nga shqetësimet aktuale të Vllaznisë janë edhe dëmtimet e lojtarëve ku këtë fakt ekipi dhe drejtuesit po e vuajn jo pak.

Gjithësesi bëhet me dije se përveç rikuperimit të lojatrëve si Antonio Marku, Ardit Krymit edhe Florind Bardulla një tjetër futbollist do të jetë i gatshëm për Vllazninë në takimin ndaj Partizanit ai është Erald Çinari. Mesfushori 21 vjeçar duke se shqetësimet e shfaqura gjatë ditës së hënë në stërvitje janë larguar ku gjithësesi ai do të vazhdojë terapinë.

Tashmë mbetet për tu parë nëse po të njëjtën ecur do të kenë edhe lojtarët e tjerë të dëmtuar të arrijnë të rikuperohen e të mund të jenë të gatshëm për nde takimin e 22 dhejtorit në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Artikulli paraprakEDON HASANI I JEP LAMTUMIRËN VLLAZNISË
Artikulli tjetërTAKSAT DHE TARIFAT NË VITIN 2018-të