Këto janë pamjet e bregdetit të Kunës në Shëngjin pas stuhive detare të javeve të fundit.Disa pisha dhjetra vjeçare janë thare dhe rrëzuar e të tjera janë gati të bien.Erozioni detar në këtë zonë turistik ka marrë përmasa të frikshme, duke sjellë disa herë dhe bashkim të detit me lagunen.

Pas ndërtimit të skalierave në anen jugore të grykederdhjes së Lumit Drin erozioni është bërë më agresiv në bregdetin e Kunës, ku deti ka avancuar edhe në 20 metra në vit thotë Eksperti i Mjedisit Jak Gjini. Në këto kushte eksperti i mjedisit thonë se Laguna e Kunës po shkon në shpërbërje dhe ekosistemi nuk i kryen më shëbimet që i ka nga natyra.

Alarmi për erozionin detar në zonen e Kune-Vainit në Shëngjin është dhënë prej vitesh.Bashkia Lezhë bën me dije se ndërhyrje të tilla kërkojnë fonde të medha dhe në këto kushte shqetësimi ju është përcjellë institucioneve qëndrore për të marra masa.

Artikulli paraprak“AND’RRRA E NAN’ TEREZËS – NJERËZORJA HYJNORE”
Artikulli tjetërNUK KA FITUES MES SHIROKËS DHE BESËLIDHJES