Përfaqësuesja e opozitës në Këshillin Bashkiak të Lezhës Alfrida Marku, ka denoncuar situaten e krijuar nga erozioni detar në zonen e Kunes në Shëngjin.Përmes një deklarate për mediat nga terreni, Këshilltarja Alfrida Marku thotë se deti ka mbuluar siperfaqe të mëdha toke, duke arritur deri në trotuarin e rrugës.Ajo ju bën thirrje autoriteteve vendore dhe qëndrore që të marrin masa të menjëhershme, për të mbrojtur vijen bregdetare të Shëngjinit nga erozioni.

Alarmi për dëmtimin e zonës turistike të Kunës nga erozioni detar është dhënë prej vitesh, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të frenuar këtë fenomen i cili rrezikon të zhduke nga harta këtë perle të bregdetit të Adriatikut.

Artikulli paraprakDRANGU: KËRKOJMË RRITJE TË BUXHETIT
Artikulli tjetërDONIKA NDOJ KOMANDOHET KRYETARE E PD LEZHË