DËME TË MËDHA, NË KËTO VITE KA MUNGUAR VËMENDJA INSTITUCIONALE. Erozioni po shkatërron shtratin e lumit Kir. Ndryshimet klimatike kryesisht të viteve të fundit kanë sjellë dëme kolosale në atë lumë.

Nga viti në vit me qindra tonelata të materialeve të ndryshme kanë zbritur si shkak i erozionit duke shkaktuar kështu një situatë kaotike në shtratin e lumit Kir. Gjatë gjithë këtyre viteve ka munguar vëmendja e institucioneve përgjegjëse duke bërë që situata të agravojë dhe dëmet të jenë të mëdha. Ndërhyrjet për pastrim kohëte e fundit nga ana e Komunës Rrethina nuk kanë mjaftuar që t’i japin një tjetër pamje apo ta mbrojnë nga fenomeni i erozionit. Prurjet që vijnë nga zona malore dhe përfundojnë në lumin Kir janë në një sasi të konsiderueshme. Mos pastrimi i herë pas hershëm i tyre apo ndërtimi i një plani për ta mbrojtur ka bërë që lumi Kir vetëm emrin ta ketë të tillë. Uji i rrjedhshëm i këtij uji përveçse nuk është si vite më parë tashmë nuk ka asnjë rrjedhë normale por është shpërndarë në degëzime të ndryshme të çuditshme duke qenë gjithnjë një kërcënim për shtëpitë që janë ndërtuar vitet e fundit aty pranë. Veç erozionit problem tejet shqetësues janë edhe mbeturinat e pafundme që pothuajse çdo ditë hidhen pa kriter. Ndotja në shtratin e lumit Kir ka sjellë një situata alarmante për të gjithë. Edhe në këtë pjesë vëmendja institucionale por edhe ndërgjegjësimi i vetë banorëve apo kalimtarëve ka qenë i papërfillshëm. Shtrati i lumit Kir tashmë po kthehet në një vend-depozitim mbeturinash duke qenë se kudo është i mbushur me papastërti. Duke qenë se jemi në prah të sezonit veror përgjatë lumit Kir kalojnë dhe ndalen një numër i konsiderueshëm turistësh për ta eksploruar dhe përballë me këtë panoramë të shëmtuar. Edhe pse kanë kaluar 25 vite ky miniplazh joshës nuk po shfrytëzohet, përkundrazi vetëm po degradon.

Artikulli paraprakDREJTORI I BUJQËSISË KRAJA: NUK SUBVENCIONOHET SHERBELA
Artikulli tjetërFESTA E PASHKËVE, MASSAFRA URON BESIMTARËT