Mungesa e ndricimit ne unazen lindore prej rreth 1 muaji e gjysem beri qe pak dite me pare banore te lagjes Mark Lula te ngrinin kete shqetesim permes star plus teksa kerkonin nje zgjidhje.

Vetem pak dite pas ketij problemi autoriteti rrugor I veriut ka shpjeguar se I gjithe ngerci qendron tek mosmarrja ne dorezim te plote te ketij aksi nga ana e tyre kjo vetem per shkak procedurash.Drejtori I ketij institucioni Nikolin dedvukaj shprehet se aktualisht nje grup pune po bene te mundur aktin e kolaudimit dhe me perfudnimin e ketij procesi Brenda nje muaji ndricimi do te rikthehet.Drejtori Dedvukaj e pranon se mungesa e ndricimit sjell probleme te medha per zonen aq me teper kur behet fjale per unazen e nje qyteti. Banoret por edhe autmjetet e shumta qe frekuentojne segmentin e unazes Lindore duhet te presin te pakten edhe 1 muaj deri ne zgjidhjen e ketij ngerci insittucional. Jane gati mbi 1 mije familje qe preken nga i gjithe ky black-out prej gati 50 ditesh. Ndricimi publik duket se edhe ne kete segment nuk kryen funksionin qe duhej te kryente kjo jo vetem per faj te instititucioneve por edhe te disa individeve te papergjshem, sic eshte rasti i unazes perendimore ku investimet publike bien pre e vjedhjeve.